PAOK-u i Selanikut u bë kampion iu Greqisë mbas plot 34 vitesh, pasi mundi 5-0 Levadhiakosin, ndërkohë që në shtesën që dha gjyqtari, ndodhi një moment i mrekullueshëm:
Trajneri i PAOK-ut, Razvan Luçesko, futi në lojë kapitenin Vierinja, megjithëse ai para pak kohësh pësoi një dëmtim serioz, duke këputur ligamentet e gjurit. Futbollisti që ecte me vështirësi, hyri në fushë me lot në sy dhe atij menjëherë iu dha shiriti i kapitenit. Trajneri e futi Vierinjën në lojë që ai të festonte bashkë me shokët e tij në fushë triumfin e madh – shpalljen kampion të Greqisë. Të gjithë të pranishmit në stadiumin “Tumba” u ngritën në këmbë, duke brohoritur emrin e Vierinjës.
“Unë jam shumë i gëzuar, ishte diçka e mrekullueshme. Më vjen këq që nuk mund të kërcej nga gëzimi bashkë me shokët e mi dhe e kam për nder të madh që tifozët brohorisnin emrin tim”, vuri në dukje Vierinja.
Sfidanti.al