Zlatan Ibrahimovic vazhdon të habisë të gjithë opinionin sportiv me deklaratat e tij ku nuk e ka fshehur asnjëherë gjithëpushtetshmërinë e tij. Sulmuesi i Los Angeles Galaxy ishte protagonist i një interviste kuriozë dhe ironike ku nuk e fshehu aspak egon e tij.
Gjithcka ndodhi në përfundim të ndeshjes mes kalifornianëve të Galaxy dhe Houston Dynamo e fituar nga Los Angeles 2-1 me Ibrahimovic që foli edhe për aplikimin e sistemit VAR për dhënien e një penalltie shumë të diskutueshme për një faull që u krye jashtë zone, por që u konsiderua si brenda
‘E thamë edhe herën e fundit; arbitri mund të gabojë në fushën e lojës, por jo ata që janë sipër dhe shohin përsëritjen e episodit-tha Ibrahimovic-e kanë treguar dhe pamë që faulli ishte jashtë zone e nuk duhej dhënë penallti. Nuk dua të ankohem shumë, por sipas meje arbitri po pinte një kafe dhe nuk e pa aksionin, madje as nuk shkoi për ta verifikuar. Nuk e di nëse është cështje egoje’.
Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në atë që deklaroi Zlatan Ibrahimovic që gjithsesi nuk vonoi që të lëshojë ‘perlën’ e radhës.
‘Nuk dua të jem shumë kritik apo dicka e tille sepse MLS do të më ndëshkojë, por unë jam vetë MLS kështu që nuk shqetësohem-ishte fraza plot arrogancë e Zlatan Ibrahimovic.
sfidanti.al