Ronaldo, mbreti që abdikon; jashtë gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve pas 8 vitesh

Për momentin, Juventusit as prania e mbretit të Ligës së Kampioneve nuk i mjaftoi për të ngritur Kupën me Veshë të Mëdhenj, që kësaj skuadre i mungon që nga viti 1996. Bardhezinjtë u detyruan të dorëzohen për të dytin vit radhazi në cerekfinale edhe pse Ronaldo ka qenë protagonist i padiskutueshëm duke nisur që nga 1/8 e finaleve.

Portugezi, pas humbjes 2-0 me Atletico madrid., shënoi një 3 golësh në Torino duke i dhënë mundësinë Juventusit të shënojë emrin mes 8 ekipeve më të mira të Ligës së Kampioneve, ndërkohë që shënoi edhe 2 gola ndaj Ajaksit nga 1 në secilën prej ndeshjeve të zhvilluar me ‘Harkëtarët’.

Me golin e shënuar të martën, Ronaldo arriti në 126 gola në Ligën e Kampioneve, por për herë të parë pas 8 sezonesh ai e sheh veten jashtë gjysmëfinaleve të kompeticonit. Dhe ironia dyfishohet po të mendosh se Juventusi pagoi 100 milionë Euro për blerjen e kartonit të sulmuesit 34 vjecar, që është më vendimtari nga të gjithë në kompeticion.

Janë shifrat ato që flasin në favor të Ronaldos i cili ka mundur të shënojë 25 gola në 22 ndeshje të luajtura në cerekfinale, dicka që askush tjetër nuk e ka arritur. Portugezi që në palmaresin e tij ka 5 tituj të Champions League, 3 nga të cilët i fitoi në 3 vitet e fundit me fanelën e Realit të Madridit, në korrik u transferua në Torino për të sjellë titullin evropian te Zonja e Vjetër dhe dështimi i këtij viti nuk bën gjë tjetër vecse shton dëshirën për revansh për një futbollist që nuk është mësuar që të shohë të tjerët të festojnë.

sfidanti.al