Lysien Favre ndonjëherë është kritikuar nga mediat gjermane se ai sillet butë me skuadrën, edhe kur duhet të jetë i ashpër. Kjo kritikë iu përsërit nga gazeta “Bild”, e cila mori në shqyrtin çështjen e kapitenit Marko Rojs. Sipas “Bildit”, Rojs ka qenë hija e vetvetes të paktën në dy ndeshjet e fundit të Bundesligës, në humbjen 0-5 në fushën e Bajernit, dhe në fitoren e vështirë 2-1 ndaj Maincit.
Trajneri duket se po reagon, pasi të martën ai mblodhi skuadrën dhe nisi të analizonte paraqitjen kundër Maincit, duke kritikuar pikat e dobëta, pavarësisht fitores. Besohet, pjesë e kritikave duhet të ketë qenë edhe Rojsi, që bëri shumë gabime në dy duelet e fundit, dhe ishte si “peshku pa ujë”. Nëse kapiteni nuk kthehet në nivelin e mëparshëm, Dortmundi do ta ketë të vështirë të vazhdojë luftën për titull, ndërsa shpresat janë pasi është në vend të dytë, vetëm 1 pikë larg Bajernit.
Sfidanti.al