Analistët nuk ngurruan të thoshin se “tifozët e Barcelonës nuk do ta harrojnë kaq lehtë gjestin e Filip Kutinjos pas golit që shënoi ndaj Mançester Junajtidit”. Braziliani realizoi në mënyrë madhështore, por pastaj i bëri një sfidë mbi 90 000 tifozëve në “Kamp Nou”, duke vendosur gishtat në veshë, sikur po thoshte se dëshironte të dëgjonte më mirë. Në Portugali, thonë se ky gjest është një ofendim i rëndë, ndërsa patrioti i Kutinjos, braziliani i famshëm Rivaldo, ka një këshillë për të.
“Nuk është asnjëherë mirë kur sillesh ashtu me publikun, – tha Rivaldo, – por, problemi kryesor është që Kutinjo u mor shumë shtrenjtë dhe nuk është idhull i tifozëve. Ai duhet të tregojë më shumë personalitet, pasi ka klas të madh. Kur Mesi apo Suarez nuk shënojnë, duhet të shënojë ai, Kutinjo normalisht duhet të jetë lojtar për 25 gola në sezon, dhe të shënojë në ndeshje vendimtare”.
Rivaldo është i bindur se nëse braziliani do të vazhdojë të shënojë, ai do të pëlqehet nga tifozët. i pyetur nëse Kutinjo do të bënte mirë të largohej, ish-ylli i vitit 2000, pohoi të kundërtën. “Unë do të qendrojë, – tha ai, – një lojtar i madh nuk mund të largohet nga një ekip si një dështak, aq më shumë nga Barcelona. Të luash aty është madhështore, je në Champions, fiton tituj, të gjithë njerëzit flasin për të, askund në botë nuk do të gjejë klub kaq të madh”.
Sfidanti.al