Edison Kavani ka bërë homazh për viktimat e tragjedisë ajrore, që i kushtoi jetën 71 personave, në një udhëtim për në Medelin. Pasi shënoi me 11 metërsh, golin e 2-0, në ndeshjen kundër Angers, sulmuesi i PSG ka hequr fanelën, për të treguar një tjetër poshtë saj, që e mbante në nder të futbollistëve të Çapekoenses, ku ishte simboli i klubit Brazilian, shoqëruar me shënimin: “Forca”. Ndërkohë, në mënyrë të pabesueshme, arbitri i ndeshjes, Shneider, i cili u cilësua “infleksibël”, aplikoi me rigorozitet rregulloren, duke e ndëshkuar Kavanin me karton të verdhë.
Ndërkohë që sot, në stadiumin e Medelinit duhet të luhej finalja e Kupës së Amerikës së Jugut, midis Atletiko Nacional – Çapekoense dhe mijëra persona që mbushën stadiumin “Atanasio Girardot” të Medelinit në Kolumbi thërrisnin “Vamos, vamos Chape” (Forca, forca Çape!), si dhe kërkuan që kupa t’i jepej klubit brazilian.