Tre tifozë të Celsit nuk mundën të hynin në Eden Arena të Pragës për të ndjekur ndeshjen me Slavian të Europa League me Blutë që fituar 1-0. Klubi londinez i identifikoi ata në një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqeshin teksa shrehnin kore raciste kundër sulmuesit egjiptian të Liverpulit, Mohamed Salah. Pas këtij incidenti, Celsi që të dielën do të shkojë në Anfield për ndeshjen me Liverpulin, nëpërmjet një komunikate për shtyp ku dënonte cdo veprim diskriminues
‘Celsi është kundër cdo veprimi diskriminues që mundtë shfaqet dhe në momentet që verifikohet që tifozë apo anëtarë të skuadrës bëjnë sjellje të tilla do të marrim masat më të forta kundër tyre-lexohet në komunikatën e Bluve të Londrës-individë të tillë janë një turp për pjesën më të madhe të tifozëve të Celsit që nuk do t’i tolerojë’
Nga ana e tij edhe Liverpul doli me një komunikatë për koret raciste kundër Salah. ‘Video që po qarkullon ku dëgjohen kore diskriminuese në drejtim të një prej lojtarëve tanë, është e rrezikshme-theksohet në komunikatën e Liverpulit-gjatë këtij sezoni kemi parë abuzime diskriminuese në stadiumet e Anglisë, Evropës dhe të gjithë botës; abuzimi është regjistruar nga aparate të ndryshëm dhe është bërë publik. Po kështu kemi qenë dëshmitarë të shfaqjes së urrejtjes në rrjetet sociale. Kjo sjellje duhet thirrur me emrin që ka; fanatizëm’
sfidanti.al