Bufoni shpërfill pensionin, qoftë edhe larg Kullës së Parisit

Portieri veteran më përvojë, Xhanluixhi Bufon, verën e kalua r i befasoi të gjithë, kur u largua nga Juventusi dhe iu bashkua PSZH-së. Bufoni, në fakt, nuk arriti kontratë të re me Juven, por ai vendosi të mos dalë në pension dhe ta vazhdojë karrierën në Francë, ku mori ofertë nga PSZH-ja dhe ai, pa u menduar shumë, e pranoi atë.
Gjatë këtij sezoni, portieri italian më shumë nuk ka luajtur sesa ka luajtur, ndërkohë që në verë atij i mbaron kontrata me klubin francez dhe ndërkohë spekulohej se ky i fundit do t’i ofrojë atij një kontratë të re, por…
Media franceze shkruan se PSZH-ja ka vendosur që të mos t’ia aktivizojë atij kontratën, kështu që pritet që ai në fund të verës të bëhet lojtar i lirë, por, megjithatë, portieri 41-vjeçar thotë se nuk ka ndërmend të dalë në pension dhe se do të luajë akoma edhe dy vite të tjerë, por nuk dihet se në cilin klub.
Sfidanti.al