“Zgjimi” i Benzemas ndryshon planet e Zidanes për sulmin

Zinedin Zidane parashtroi një plan të tij të qartë në formë kushti, kur nënshkroi marrëveshjen me Realin e Madridit dhe një nga prioritetet ishte që krahas Eden Azarit të agazhohet edhe një golashënues tjetër klasi botëror. Duket se largimi i Kristiano Ronaldos ka lënë një “vrimë” të madhe te Reali, kështu që Zizuja kishte thurrur një plan që të sillte një lojtar “nëntësh” tjetër në ekipin e tij.
Por, sikurse duket, strategu francez i futbollit ndërkohë e ka ndryshuar “biznes-planin” e tij dhe “fajtor” kryesor për këtë është sulmuesi francez, Karim Benzema, që është “zgjuar” kohët e fundit, duke shënuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e fundit, disa nga ata në momente vendimtare të ndeshjeve, duke e bundur Zidanen se ai nuk ka se përse që të kërkojë një sulmues “nëntësh” jashtë, kur e ka atë brenda ekipit.
Media spanjolle shkruan se Zidane i ka dhënë “urdhër” presidentit Florentino Perez që të mos t’i fillojë bisedimet për angazhimin eventual të Hari Kejnit të Totenhemit dhe as për Rodrigon e Valensias. Sidoqoftë, si opsion mbetet akoma futbollisti serb Luka Joviç i Aintrahtit të Frankfurtit, për të cilin Reali është i interesuar si një alternativë kohëgjatë.
Sfidanti.al