Në Barcelonë marrin frymë të lehtësuar: Mesia kthehet në fushe

Lionel Mesi, për shkak të dëmtimit, nuk luajti në ndeshjen e fundit miqësore të Argjentinës kundër Marokut. Në fakt, Mesi luajti në ndeshjen miqësore që përfaqësuesja argjentinase zhvilloi dhe e humbi 1-3 ndaj Venezuelës dhe pritej që ai të luante edhe në Marok, por, sidoqoftë, u tha se ai kishte pësuar një dëmtim në ligamente dhe kështu që u vendos që të mos rrezikohej që ai të pësonte ndonjë dëmtim më serioz, kështu që ai u kthye për kurim në Barcelonë.
Midis tifozëve të Barcelonës u përhap shqetësimi se ai nuk do të luante dot në ndeshjen e radhës së Barcelonës në La Liga, por, kur ai erdhi në stërvitje, të gjithë morën frymë të lehtësuar.
Barcelonën këtë fundjavë e pret derbi qytetës me Espanjolin, ndërkohë që tri ditë më vonë ajo do të ketë përballë Vilarealin.