Kalidu Kulibali ka bërë shumë klube për vete për teknikën, forcën dhe shpejtësinë e tij. Mbron mirë, di të vendoset, është një lider karizmatik. Juventus është një prej skuadrave që do të bënin cmenduri për ta pasur në radhët e saj futbollistin e Napolit, ndërkohë që së fundmi për të ka shfaqur interesin e tij edhe Reali i Madridit.
Trajneri Zinedin Zidan e kërkon atë që ta vërë përkrah ose në vend të Varan në qendër të mbrojtjes edhe pse Perez preferon të bëjë shpenzime faraonike në mesfushë e sulm. Megjithatë në rastin e Kulibali, presidenti i Los Blancos ka vendosur të bëjë një përjashtim, por për të siguruar kartonin e tij për Realin nuk do të mjaftojnë as 70 milionë Euro e as 100 milionë. Presidenti i Napolit, De Laurentis ka një gur të cmuar në skuadrën e tij të cilin e ka blinduar duke përfshirë në kontratën e tij klauzolën e zgjidhjes së saj prej 150 milionë Euro.
Nga ana tjetër edhe vetë Ancelotti nuk ka ndërmend që të privohet nga shërbimet e Kulibali. Por cështja është nëse a do të mjaftojë klauzola ose një ofertë me një vlerë 3 shifrore për të mbyllur cdo diskutim në lidhje me këtë cështje. Në Spanjë theksohet se Reali e mendon dicka të tillë dhe nuk është e thënë që këtë të mos e bëjë as De Laurentis
sfidanti.al