San Antonio përjetoi një mbrëmje magjike në sfidën me Klivlend Kavaliers. skuadra teksane arriti të fitojë 116-110 duke blinduar akoma më shumë pjesëmarrjen në zonën e playoffit, në atë që u konsiderua edhe si mbrëmja e Manu Xhinobilit fanela e të cilit me nr.20 u tërhoq përgjithmonë nga San Antonio, duke u bërë pjesë e legjendës së kësaj skuadre së bashku meTim Dankan dhe Toni Parker.
Ishte një ndeshje e ekuilibruar ajo mes San Antonios dhe Klivlend me skuadrën nga Ohajo që rezistoi deri në 2 minutat e fundit të sfidës kur Pati Mills shënoi me një gjuajtje nga distanca e tre pikëve duke vendosur fatin e takimit në favor të Spërs. Me këtë fitore, San Antonio është gjithnjë e më i sigurt në vendin e tetë në Konferencën e Perëndimit, por mund të mbyllë sezonin e rregullt edhe në vendin e 7, në varësi të ecurisë së Oklahoma Sitit.
Një prej protagonistëve të San Antonios në këtë ndeshje ishte DeRozan me 25 pikë, ndërsa Belineli e mbylli ndeshjen me 16 pikë të shënuar në 22 minuta lojë me Xhinobilin që sheh gjithcka dhe që duartroket.
sfidanti.al