Tomas Tuhel do të konfirmohet në pankinën e Paris Sën Zhermenit dhe në ditët në vazhdim pritet të bëhet zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së trajnerit deri në vitin 2021. Tashmë është arritur akordi verbal mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit parizien dhe pritet vetëm hedhja e firmës në kontratë.
Pavarësisht eliminimit të Paris Sën Zhermenit në Ligën e Kampioneve nga Mancester Junajtid, klubi e ka ruajtur besimin te trajneri duke e cilësuar si personin e duhur në aspektin futbollistik për të vijuar projektin e kampionëve të Francës që duket se edhe këtë vit po shkojnë drejt një tjetër suksesi në Ligue 1 duke qenë se diferenca mes PSG dhe skuadrës së vendit të dytë Lilë është 20 pikë kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje nga fundi me parizienët që kanë një ndeshje më pak.
sfidanti.al