Lukas Hernandez, tek Bajerni nis të krijohet “kolonia franceze”

Kanë qenë të shquar lojtarët francezë që kanë luajtur në Mynih. Kujtohen mirë Biksent Lizarazu, Vili Sanjol apo Frank Riberi, që vazhdon të jetë ende. Në verë do të vijë kampioni i ri i botës, Benzhamen Pavar (Benjamin Pavard), por ja edhe një tjeër. Lukas Hernandez, futbollist i Atletikos. Ky u zyrtarizua tashmë si lojtar i bavarezëve, dhe kushtoi 80 milionë euro, aq sa ishte klauzola, ndërsa për Pavarin u shpenzua shumë më pak, sepse ishte transferim i brendshëm në Gjermani (35 milionë euro nga Shtutgarti).

Lajmi i parë për kalimin e Hernandezit tek Bajerni u dha në 19 dhjetorin e kaluar nga “Marka”, por u hodh poshtë nga Atletiko. Kampionët e Gjermanisë u detyruan të vepronin shpejt për të shmangur konkurrencën e Realit dhe të Mançester Junajtidit. U realizua pra premtimi i parë i Uli Hënesit, ndërsa bavarezët besohet se mund të shpenzojnë në verë mbi 200 milionë euro për të forcuar skuadrën.

Sfidanti.al