Dibala mezi pret Serinë A për t’i shpëtuar kritikave argjentinase

Nëse Lionel Mesi nuk ka arritur t’i lumturojë plotësisht, një si Paulo Dibala po izhgënjen totalisht. Në mungesë të yllit të Barcelonës, Argjentina mezi fitoi 1-0 ndaj Marokut, dhe sulmuesi iJuventusit nuk ishte aspak në “terezi”. Kritikat për të ishin të forta, duke ikujtuar se në moshën 25-vjeçare duhet të tregojë veten, dhe se duhet të marrë më shumë përsipër në mungesë të Mesit. Një gazetë shkruante se Dibala nuk e ka ndjerë kurrë veten siç duhet me fanelën e kombëtares.

Për fat, të shtunën në orën 18:00 rikthehet Seria A, me ndeshjen Juventus-Empoli dhe ndoshta Dibala do të jetë në fushë, pasi Kristiano Ronaldo u dëmtua me Portugalinë. Edhe pse, Juvja deklaroi se CR7-ta do të jetë gati për Ajaksin në Champions, vështirë që Alegri të guxojë të rrezikojë të shtunën, ndaj Dibala e Manxhukiç mund të jenë sulmuesit. Gjithsesi, edhe në Serinë A, argjentinasi nuk ka qenë në nivelin e viteve të kaluara, pasi ka jo vetëm më pak gola se Ronaldo (19), por edhe sesa Manxhukiç (8).

Sfidanti.al