Zaira mbron motrën e saj Vanda Nara: Nuk e ka ajo fajin që Ikardi nuk luan

Javët e fundit, Interi u mbërthye nga cështja Ikardi. Sulmuesi argjentinas u shndërrua në një telenovelë të vërtetë gjatë kësaj kohe fillimisht për rinovimin e kontratës dhe më pas për faktin që nuk është aktivizuar me skuadrën zikaltër. Fajtorja kryesore e kësaj situate në sytë e të gjithëve është cilësuar pikërisht bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja Vanda Nara.

Ajo që i del në mbrojtje Vanda Narës në këtë pikë është motra e saj Zaira.

‘Vanda revolucionoi Italinë, është shumë e zonja si menaxhere-tha Zaira Nara-nuk është normale të shohësh një femër kaq të re në botën e futbollit dhe nuk është faji i saj që Ikardi nuk luan, janë vendime që merren bashkarisht’

sfidanti.al