Mekgregor i habit të gjithë; tërhiqet nga ndeshjet MMA

Konor Mekgregor u bë lajmi i ditës këtë të martë. Sportisti irlandez i arteve marciale iu drejtua rrjeteve sociale duke deklaruar tërheqjen e tij nga cdo aktivitet. MekGregor që njihej edhe si ‘The Notorius’, nuk ngjitjej në ring që nga viti 2018 pas sfidës me Nurmagomedov. Ai është një prej figurave qendrore të arteve marciale dhe në shkurt deklaroi se do të ndeshjen kundër Kauboj Serrone.

Për Konor Mekgregor kjo është hera e dytë që bën të ditur lajmin për largimin e tij nga ringu i ndeshjeve MMA, më parë ai e deklaroi dicka të tillë edhe në vitin 2016. Mekgregor u shpall kampioni i UFC, në peshat pupël në vitet 2015 e 2016 dhe në peshat e lehta në 2016-2018. Por famën më të madhe e fitoi pas ndeshjes me Floid Mejuedhër të vitit 2017, me irlandezin që edhe pse e humbi atë ndeshje arriti të arkëtojë mbi 30 milionë Dollarë.
Pas kësaj ai u rkithye sërish në ringun e MMA duke u përballur me Nurmagomedov ndaj të cilit pësoi humbjen e katërt, ndërkohë që numri i fitoreve të tij në karrierë ishte 21.

Por Mekgregor dallohet edhe për karakterin e tij shumë problematik. Jo pak herë irlandezit i është dashur të bëjë me drejtësinë. Kështu në prill të vitit të kaluar Mekgregor plagosi dy kundërshtarë të tj teksa u shfaq i paftuar në një konferencë shtypi të Nurmagomedov në Nju Jork, ndërsa bëma më e fundit e tij ishte ajo e disa ditëve më parë në Majemi kur u arrestua pasi sulmoi një person që po përpiqej ta fotografonte duke i thyer edhe telefonin atij personi.

sfidanti.al