Hetohet për korrupsion; dorëhiqet presidenti i Komitetit Olimpik Japonez

Komiteti Olimpik Japonez pas qershorit do të duhet të zgjedhë një president të ri pasi Tsunekazu Takeda do të largohet nga posti i tij në muajin qershor, muaj kur i përfundon edhe mandati i tij. Edhe pse ai e mohon, dorqheqja e tij lidhet me hetimet që po kryejnë autoritetet franceze ndaj tij për korrupsion për të siguruar fitoren e Tokios si vend organizator i Lojërave Olimpike të vitit 2020.

Mësohet se Takeda ka bërë 2 pagesa me vlerën e 2.1 milionë Dollarëve për këtë cështje dhe sipas prokurorëve kjo përbën një provë që tregon korrupsionin, akuza të cilat Takeda i përgënjeshtron. Ishte viti 2016 kur nisën hetimet për Takedën dhe pagesat e kryera për llogari të ‘Black Tidings’ me qendër në Singapor dhe që është e lidhur me emrin e Papa Masata Diak, djalin e ish presidentit të IAAF, Lamin Diak, edhe ky i përfshirë në një skandal korrupsioni.

Hetimet zbuluan se veprimet ishin bërë në zërin ‘Tokyo 2020 Olympic Game Bid’ nëpërmjet një banke në Japoni para dhe pas votimit në Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në favor të kandidaturës së Tokios për Lojërat Olimpike të vitit 2020. Mësohet se Takeda u tha hetuesve francezë se ‘Black Tidings’ u rekomandua nga kompania Dentsu që është edhe sponsori kryesor i IAAF për marketingun.

sfidanti.al