Pasi eliminoi Atletikon e Madridit, Juventus do të përballet në cerekfinale me Ajaksin. Edhe skuadra holandeze bëri një përmbysje spektakolare ndaj Realit të Madridit teksa e mundi 4-1 në Bernabeu. Ajaksi dhe Juventusi kanë një histori, pasi janë përballur në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 1996, fitore që shkoi për Juventusin.
Në atë finale ishte edhe David Endt, ish mesfushori që më pas u bë edhe menaxheri i Ajaksit. Ky i fundit vendosi që të ndezë këtë sfidë me një deklaratë shumë të fortë kundër bardhezinjven dhe që hapin shumë diskutime.
‘Kemi dëshirë për revansh për finalen e vitit 1996-tha Endt për radion Kiss Kiss-Juventus në atë kohë ishte e dopuar, dhe na djeg ende që humbëm në këtë mënyrë. është një tjetër arsye për të fituar me gjithë respektin që gëzon Juventus’.
Një deklaratë kjo që solli edhe reagimin e Ciro Ferrarës i cili zgjodhi ironinë për për t’iu përgjigjur Endt duke treguar edhe një anekdodë për cfarë ndodhi në prag të ndeshjes
‘Pa dashur të hyj në polemikë-tregon Ferrara-por dua të nënvizoj sesi Endt na ndihmoi shumë në atë sukses. Si? ‘Pak ditë para finales, trajneri i holandezëve Van Gal kur u pyet se kush do ta fitonte Championsin tha se nuk e dinte, por dinte që Kupa do të ishte në avionin e skuadrës së tij. Endt duhet ta dinte se ajo deklaratë na tërboi’.
sfidanti.al