Floran Manadu rikthehet në pishina. Notari francez, fitues i medaljes së artë në Londër 2012 dhe të argjendtë në Rio 2016 në garën e 50 m stil i lirë, konfirmon rikthimin e tij në gara, pas 3 vitesh tërheqje, periudhë gjatë së cilës iu dedikua kinemasë dhe hendbollit. ëtë rikthim në pishina, Manadu e bëri të ditur gjatë një interviste për të përditshmen ‘L’Equipe’.
‘U argëtova gjatë kësaj kohe në botën e kinemasë dhe të hendbollit, por tani dua t’u rikthehem garave-tha Manadu-i kam vënë vetes një sfidë; dua të jem sërish kompetitiv. Dua të kthehem të stërvitem, të argëtohem aty ku nuk e bëja dot më Rio’
Manadu ishte 25 vjec kur vendosi të tërhiqet, tani në moshën 28 vjecare francezi duket se ndjen nevojën e kompeticionit.
‘Adrenalina më ka pëlqyer gjithnjë-vijoi Manadu-në hendboll është edhe aspekti i lojës, ndërsa në not, stërvitem për të qenë më i miri në botë, për të arritur në një finale olimpike, për të pasur stresin që të bën të urresh disfatën. Gjëra këto që në hendboll janë në doza më të vogla. Për këtë arsye dua të rifilloj gjithcka. Ia thashë vetes që ta bëj këtë për Paris 2024, e mendoja rikthimin në 2021 ose 2022, Tokio nuk ishte në planet e mia. Por pasi fola gjatë me personat që më rrethojnë me në krye motrën Lor, u zgjova një mëngjes dhe thashë: Ok ja u bë, si do t’ia bëj tani?. Në cdo 5 javë, 3 do t’i kaloj në Antalia për t’u stërvitur për Lojërat Olimpike 2020, por nuk do të jetë e lehtë’
sfidanti.al