Luis Suarez ishte një prej protagonistëve në fitoren e Barcelonës ndaj betis në Benito Vijamarin me një gol të shënuar e një assist të dhënë në drejtim të Lionel Messit. Por sfida u mbyll me dhembje për uruguajanin që ndrydhi kaviljen e tij duke ia lënë vendin në minutat e fundit Karles Alenjasë
Ekzaminimet e para e përjashtuan një dëmtim të rëndë të sulmuesit, ndërkohë që paraditen e kësaj të hëne Barcelona konfirmoi se Luis Suarez do të qëndrojë jashtë fushave 10-15 ditë dhe do të nisë fazën e riaftësimit me stafin mjekësor të klubit.
Kjo do të thotë se Suarez mund të jetë në dyshim për derbin ndaj Espanjolit që do të luhet në Camp Nou në 30 mars dhe se do të jetë gati për ndeshjen e 2 prillit ndaj Vijarrealit. Ajo që është akoma më e sigurt është prania e tij në përballjet cerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Mancester Junajtid
Por jo vetëm kaq, Luis Suarez nuk do të mund të marrë pjesë në ndeshjet miqësore të përfaqësueses së Uruguajit që do të zhvillohen në Kinë.
sfidanti.al