Kovaç pranon “grushtin” e Levandovskit: Ky është mendimi i tij!

Frika ekziston se tek Bajerni mund të ketë një “luftë civile” mes trajnerit Niko Kovaç dhe sulmuesit Robert Levandovski, pas kritikave të këtij të fundit për kroatin. Polaku shigjetoi taktikën e përdorur nga Kovaç ndaj Liverpulit në Champions, duke e quajtur “shumë mbrojtëse, jo të guximshme sa duhet, që nuk na lejoi të kishim raste, ndaj nuk mund të ankohemi që u eleminuam”.

Nuk mund të mungonte pyetja për trajnerin, pra si mendon ai për kritikat e lojtarit të tij. Kroati u përpoq të mbante ekuilibrin, për të mos krijuar krizë. “Leva ka mendimin e tij dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, – tha ai, – nuk e shoh si diçka kundër personit tim. Përsa i përket taktikave, ne luajtën në po këtë mënyrë edhe ndaj Gladbahut dhe Volfsburgut, duke shënuar 11 gola”. Kovaç saktësoi se “unë mund të jem aq i mirë sa më lejon kundërshtari”, duke nënkuptuar se Liverpuli pati skuadër më të fortë.

Sfidanti.al