Cfarë po ndodh me Dembelenë? Francezi dëmtohet sërish; 3-4 javë jashtë fushave

Osman Dembele po lkthehet në një rebus për skuadrën e Barcelonës dhe shkak janë dëmtimet e tij të njëpasnjëshme. Sulmuesi francez sa ishte riaftësuar dhe në ndeshjen me Lionin u aktivizua në pjesën e dytë duke shënuar edhe golin e pestë. Megjithatë Dembele nuk mundi dot t’i gëzohej suksesit të së mërkurës pasi u bë përsëri ‘viktimë’ e një dëmtimit gjë që u konfirmua edhe nga vetë klubi i Barcelonës nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Futbollisti iu nënshtrua testeve mjekësore nën vëzhgimin e mjekut Rikard Pruna nga ku doli se Dembele ka një dëmtim muskular në bicepsin femoral të këmbës së majtë dhe se koha e riaftësimit të tij do të jetë 3-4 javë.

Dembele shprehu shqetësimin e tij për problemet fizike menjëherë pasi shënoi golin ndaj Lionit. Trajneri Valverde dhe i deleguari Karles Naval diskutuan nëse do ta zëvendësonin atë apo jo, por në fund ai qëndroi në fushën e lojës.

sfidanti.al