Panuci largon sërish zërat: Roma nuk ka kontaktuar me mua; kam kontratë me FSHF

Kristian Panuci trajneri i Kombëtares shqiptare u vu sërish në qendër të zërave të merkatos së transferimeve për mundësinë e marrjes së drejtimit të Romës, që në fund zgjodhi Klaudio Ranierin., Në një intervistë Rai Radio 1, trajneri 45 vjecar mohoi sërish këto zëra, ashtu sic kishte bërë edhe më parë në median shqiptare.

‘Roma nuk më ka kontaktuar kurrë-tha Panuci-kam dëgjuar zëra, por askush nga klubi nuk më ka marrë në telefon. Jam i lumtur te kombëtarja shqiptare, deri në nëntor kam një kontratë me një Federatë shumë seriozë, më pas nuk e di se cfarë do të ndodhë. Gjithnjë i kam bërë zgjedhjet e mia pa bërë llogaritë. është një punë që më pëlqen shumë.

Në këtë moment jam i përqendruar te kualifikueset e Evropianit. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi’.
I pyetur për zgjedhjen që Roma bëri teksa caktoi Ranierin në vendin e Di franceskos, Panuci deklaroi se ishte zgjidhja e duhur për verdhekuqtë

‘Ranieri e njeh shumë mirë ambientin, është roman dhe mund të jetë një ‘doktor’ i mirë, ka shumë eksperiencë-tha Panuci, i cili ka qenë pjesë e skuadrës verdhekuqe si futbollist duke luajtur me të 200 ndeshje në periudhën 2001-2009-skuadra duhet të rinisë gjithcka, nuk do të jetë e lehtë, por Roma i ka cilësitë për të arritur vendin e katërt’

Panuci nuk mund të rrinte pa folur për derbin mes Interit e Milanit, një sfidë që ai e ka përjetuar pasi ka luajtur me të dyja skuadrat milaneze gjatë karrierës së tij.

‘Është një ndeshje më vete. Milani është në një formë më të mirë, por shpesh kafsha e plagosur jep goditjen e duhur-vijoi Panuci-nuk di të them se cili ekip do të jetë favorit’

sfidanti.al