Mallkimi i Bufonit: Xhixhin e ndjek fati i keq i paraardhësit Lorenco!

Portieri legjendar italian, Xhanluixhi Bufon, është një personalitet shumë i respektuar nga trajnerët, futbollistët dhe ekspertët, duke u konsideruar si një nga portierët më të mirë të botës, ndërkohë që ka të tillë që thonë se ai është portieri më i mirë aktual.
Sidoqoftë, megjithëse ai ka fituar shumë trofe, çmime dhe medalje, atij i mungon trofeu i rëndësishëm i kampionit të Evropës, të cilin ai deri tani nuk e ka fituar asnjëherë. Bufoni gjatë 17 viteve mbrojti ngjyrat e Juventusit, por as më këtë ekip ai nuk arriti ta fitojë Ligën e Kampioneve (LK), kështu që u shpërngul për te PSZH-ja me shpresë se do të mund ta fitonte kupën e LK-së me këtë klub francez, por nuk që e thënë, sepse PSZH-ja u eliminua nga Junajtidi që e fitoi 1-3 ndeshjen e dytë të 1/8-tës së finaleve të LK-së më Paris, pasi e kishte humbur ndeshjen e parë 1-2 në “Old Traffodrd”.
Shumë mediume po merren me faktin se përse Bufoni nuk po e fiton dot Ligën e Kampioneve dhe kanë zbuluar një diçka interesante, duke përmendur njëfarë mallkimi që ka lidhje me mbiemrin e njohur italian Bufon, sepse të njëjtat probleme ka pasur edhe paraardhësi i shquar i Xhixhi Bufonit – Lorenco Bufon që ka qenë portieri më i mirë në Itali gjatë viteve 1950-1960.
Xhixhi tani ka hyrë në vitin e 41-të të jetës së tij dhe mbetet dilema, nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë mes dy shtyllave të portës edhe sezonin e ardhshëm.
Sfidanti.al