Palota ia “plas”: Më ka ardhur në majë të hundës ky mut..VAR-i”

Presidenti i Romës, Xhejms Palota, theksoi se klubi i tij u “grabit” në ndeshjen e kthimit të 1/8-tës së finaleve të Ligës së Kampioneve (LK) kundër Portos. Roma u eliminua, mbasi u mund 3-1, ndërkohë që ndeshjen e parë ekipi italian e kishte fituar 2-1.
“Vitin e kaluar, ne kërkuam aplikimin e VAR-it në Ligën e Kampioneve, sepse neve na e bënë me hile në gjysmëfinale. Më në fund, nisi aplikimi i VAR-it dhe neve përsëri na e bënë me hile. Patrik Shik u faullua në zonën e rreptësisë. Të them të drejtën, më ka ardhur në majë të hundës ky mutllëk! Do të heq dorë”, vuri në dukje Palota i nxehur.
Mbas golit të Portos në min. e 117-të, Shiku u faullua në zonën e rreptësisë së klubit portugez, por gjyqtari turk, Çunejt Çakir, mbas konsultimit me VAR-in, nuk tregoi pikën e bardhë të penalltisë, duke ngjallur një pakënaqësi të madhe në kampion roman.
Sfidanti.al