Ishte e ditur se futboll italian në Champions do të thotë AC Milan, si dhe më pas Inter apo Juventus. Mungesa e përvojës ishte fatale për Romën që nuk ia doli përballë një kundërshtari më shumë ekspert siç është Porto.
Roma luftoi fort, por ishte po ajo skuadër e këtij sezoni, e paqendrueshme, dhe e aftë për aksione të mëdhenj, dhe gabime pot ë mëdhenj. Dëmtimi i Daniele De Rosit në pjesën e parë e goditi psikologjikisht, në një ndeshje ku kapiteni duhej patjetër deri në fund. U deshën kohët shtesë dhe një tjetër penallti e dhënë me VAR, që Porto të kalonte në çerekfinale.
Portugezët kanë luajtur gati 400 ndeshje në çdo garë europiane, duke nisur nga viti 1956, dhe nuk mungojnë në asnjë edicion që prej vitit të largët 1975. Ata kanë fituar 7 trofe të mëdhenj, 2 Champions, 2 Liga të Europës, 1 Superkupë të Europës dhe dy Kupa Interkontinentale (sot Kupa e Botës për Klubet). Kanë humbur edhe 4 finale të tjera.
Roma ka 262 ndeshje, nga të cilat 111 në Champions, duke arritur vetëm tre finale në histori, e duke fituar një Kupë të Panaireve në vitin 1961. Porto ka vetëm në Champions, thuajse aq ndeshje sa Roma ka në secilën kupë.
Pak rëndësi kanë tani lotët e Florencit apo akuzat e De Rosit për arbitrin, verdikti është që verdhekuqtë janë jashtë, ndryshe nga epopeja e vjetshme kur eleminuan Barcelonën dhe sfiduan me kokën lart Liverpulin në gjysmëfinale. Tashmë, në Itali mbeten me shpresë vetëm tek Juventusi, por edhe kampionët do ta kenë të vështirë, aps humbjes 0-2 në Spanjë me Atletikon.
Sfidanti.al