Gjermania, revolucion i Lëv; përjashtohen Myler, Boateng dhe Humels

Gjermania ndryshon fytyrë pas dështimit të plotë në Botëorin e Rusisë ku u eliminua në fazën e grupeve. trajneri Joakim Lëv tashmë e ka filluar revolucionin te skuadra 4 herë kampione e botës dhe gjithcka nis me eliminatoret e Euro 2020. Lëv për këto kualifikuese ka lënë jashtë skuadre 3 futbollistë të Bajernit të Mynihut; Tomas Myler, Mats Humels dhe Zherom Boateng.

Trajneri i ‘Panzerave’ udhëtoi drejt Mynihur për t’ua komunikuar personalisht vendimin e marrë prej tij këtyre 3 futbollistëve që kanë luajtur me përfaqësuesen gjermane që nga viti 2010. Shumë shpejt gjithcka u konfirmua nga vetë Boateng nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter

‘Gjithnjë kam qenë krenar që kam veshur fanelën e skuadrës kombëtare dhe nuk do ta harroj kurrë verën e vitit 2014-shkruante Boateng në postimin e tij-megjithatë, do të më kishte pëlqyer që lamtumira jonë të ishte ndryshe. Fat i mbarë për të ardhmen’

sfidanti.al