Ditëlindje me megatransferim: Bajerni siguron yllin e Atletikos

Klubi kampion i Gjermanisë, Bajerni i Myninhut, ka arritur marrëveshje paraprake për transferimin në radhët e veta të futbollistit të Atletikos së Madridit, Luka Hernandes, njofton gazeta gjermane “Bild”. Ky futbollist, në fakt, duhej të ishte transferuar në Mynih që janarin e fundit, por trajneri i Atletikos, Diego Simeone, arriti ta bindë atë që të qëndroi të paktën deri në fund të sezonit. Bajerni, më pas, angazhoi agjentin e njohur italian, Xhovani Brankini, që ta përfundojë këtë punë dhe ta sjellë Hernandesin në klubin bavarez.

Atletiko do të sigurojë nga shitja e Hernandesit 80 milionë euro, por do të mbesë pa një lojtar tjetër të mirë, duke qenë se Diego Godin ndodhet në prag të transferimit për tek Interi.

Informacioni për transferimin e Hernandesit vjen tamam, kur Bajerni i Mynihut feston 119-vjetorin e krijimit të tij.

Sfidanti.al