Botërori i MotoGP do të ketë një garë të tij në Indonezi duke nisur nga viti 2021. Lajmi u konfirmua nga Presidenti i Indonesia Tourism Development, Abdullah Mansor për revistën ‘Autosport’. Mansor deklaroi se kontrata me Dornan është firmosur në 21 janar duke pranuar organizimin e kësaj gare për periudhën 2021-2023.
Mësohet se pista do të ndërtohet në qytetin Mandalika në ishullin Lombok. Sipas Mansor, projekti i pistës gjysmëqytetase që do të jetë 4.3 km e gjatë, është miratuar nga Zyrtari i Sigurisë së FIM, Franko Uncini. ‘Ndërtimi i pistës do të nisë nga e para dhe kur të mos zhvillohen gara ajo do të shërbejë si autostradë e zonës. Besoj se punimet do të përfundojnë shume shpejt. Mbetet për t’u ndërtuar vetëm pista dhe vendi i bokseve’.
sfidanti.al