Ferrari nis sezonin e F1 me prezantimin e makinës SF90

Ferrari ka prezantuart makinën e tij të re SF90 duke nisur zyrtarisht sezonin e ri të Botërorit të Formula 1. Ceremonia e prezantimit të Ferrarit të ri ishte me shumë stil ndërkohq që makina SF90 u shfaq me një telajo me një ngjyrë të kuqe më të errët në krahasim me të kaluarën. E bardha ësnhtë zhdukur duke ia lënë vendit ngjyrës së zezë për sponsorin Mission Winnow.

Ferrari i ri nuk ka pësuar revolucion në aspektin taktik, por ka bërë një evolucion të SF71H. Këtë vit, Ferrari do të garojë me Sebastian Fetel dhe Sharl LëKlerk të cilët u dukën shumë të entuziazmuar e të vendosur për arritjen e objektivave për këtë vit me Kokëkuqen Italiane.

‘Më vjen keq që nuk e kam tutën për të mundur ta provoj këtë makinë menjëherë-tha Fetel-mezi po pres që të zbres në pistë. e kam ndjekur rrugëtimin e kësaj makine, por është hera e parë që po e shih atë të plotë. Me Lëklerk ndihem mirë; unë jam piloti ekspert kurse ai është i riu që ka bërë ëndrrën e tij realitet, por që është vërtet shumë i mirë. Do të jetë një kënaqësi të punosh me Binoton, ndihemi të gjithë mirë’.

‘Gjithnjë kam ëndërruar të drejtoj makinën Ferrari dhe tani kjo ëndërr është bërë realitet-tha Lëklerk që nuk u tradhëtua aspak nga emocioner-mezi po pres të filloj.Të punosh me Fetel është një mundësi e shkëlqyer sepse ai ka fituar 4 tituj botërorë dhe është një kampion i vërtetë. Do të punojmë bashkë dhe sezoni do të jetë fantasti; do të arrijmë te suksesi’

sfidanti.al