UEFA e hapi hetimin për Sergio Ramosin dhe kapiteni i Realit mund të goditet me dy ndeshje pezullim në Champions. Shkak, kartoni i verdhë i minutës së parafundit në fushën e Ajaksit, i cili, siç e pohoi vetë qendërmbrojtësi, u mor me qëllim që të shlyente pezullimin prej 1 ndeshjeje, në takimin e dytë me holandezët.
Gjithsesi, përveç deklaratave të bëra nga vetë “i zoti i punës”, UEFA mund të ketë në dispozicion edhe pamjet filmike të marra nga “Golazo de Gol”, siç pohon gazeta “Marka”. Në ato pamje duket qartë sesi Ramosi pyet stolin madrilen (besohet, trajnerin Solari) nëse duhet ta marrë të verdhën apo jo. Kapiteni i Realit rrezikon dy ndeshje pezullim, pra mund të humbasë sfidën e parë të çerekfinaleve, nëse Madridi kualifikohet.
Sfidanti.al