Zhoze Murinjo do të jetë protagonisti kryesor i programit sportiv te kanalit të njohur televiziv informativ rus, “Russia Today”, kushtuar Ligës së Kampioneve deri në fund të sezonit 2018-2019. Në fakt, ky trajner portugez e ka bërë edhe më parë punën e analistit në këtë televizion, të sponsorizuar nga shteti rus, gjatë kampionatit botëror që u zhvilua vjet në Rusi.
“Russia Today” njoftoi se Murinjo do të jetë “ylli” kryesor i programit “The special Murinjo”.
“Puna që bëra gjatë Botërorit me RT-në ishte një përvojë e shkëlqyer dhe unë jam shumë i entuziazmut që mua më jepet mundësia të bashkëpunojë përsëri me ekipin fantastik të këtij televizioni”, deklaroi dje Murinjo që ka mbetur “pa punë”, qëkur u shkarkua dhjetorin e kaluar si trajner i Mançester Junajtidit.
Sfidanti.al