Paratiçi zbulon sesi Ronaldo ngriti plaçkat nga Reali me ..Mendeshin

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratiçi, zbuloi sesi Juvja arriti të siguroi shërbimet e Kristiano Ronaldos. Sipas tij, nuk ishte Juventusi ai që nguli këmbë, por ishte vetë Ronaldo që nisi të flirtojë me “zonjën e vjetër” torineze përmes agjentit të vet, Zhorge Mendesh. Ka shumë mundësi se, nëse Reali dhe Juventusi nuk do të kishin luajtur njëri me tjetrin në Ligën e kaluar të Kampioneve, transferimi i Ronaldos nuk do të kishte ndodhur!
“Kur ne luajtëm në Madrid, Mendeshi m’u afrua që të përshëndetej dhe unë i thashë se Ronaldo na ka bërë neve gola të jashtëzakonshëm. Ai më pa dhe më tha: ‘Ju, nuk do ta besoni, por, nëse Kristiano do të ndërrojë klub, ai do të donte që të bashkohej me Juventusin. Kijeni parasysh këtë dhe të mos t’ju duket ndonjë çudi e madhe. Sidoqoftë, do të flasim përsëri”, i tregoi gazetës “Gazeto delo Sport” Paratiçi që u befasua shumë nga fjalët e Mendeshit, duke vazhduar më tej:
“Unë u habita shumë nga ato që më tha Mendeshi dhe, kur ne u takuam përsëri që të kompletonim transferimin e Zhoao Kanselos, menaxheri i Ronaldos më tha: ‘Mbajeni mend se, nëse Ronaldo do të ikë nga Reali, ai do që të luajë me Juventusin. Ai ka luajtur me Junajtidin që është klubi më i madh në Angli dhe më pas me Realin. Kristiano luan vetëm me klube që kanë histori. Ai nuk ka luajtur kurrë në Itali dhe do që të fitojë titullin e kampionit të Italisë. Nëse ju doni, atë do ta keni në klubin tuaj’”.
Sfidanti.al