Mançester Junajtidin e shkatërroi taktika e veçantë e Tuhelit

Futbollistët e Mançester Junajtidfit i zhgënjyen tifozët e vet, për shkak të humbjes 0-2 nga PSZH-ja në ndeshjen e parë të 1/8 së finaleve të Ligës së Kampioneve, ndërkohë që deri në këtë ndeshje “djajtë e kuq” kishin fituar në 10 nga 11 ndeshjet e zhvilluara (një barazim) nën drejtimin e trajnerit të ri, norvegjezit Ole Gunarson Solskjer. Shumëkush u përpoq që të kuptonte se çfarë ndodhi në “Old Trafford”, midis tyre edhe ish-trajneri kohëgjatë i Arsenalit, specialisti i njohur francez i futbollit, Arsen Venger:
“Kur luani në Ligën e Kampioneve, ju, në asnjë mënyrë nuk duhet të lejoni që kundërshtari të dominojë në mesfushë, kurse Junajtidi pikërisht këtë lejoi dhe e pësoi. Trajneri i PSZH-së, Tuhel, luajti me pesë lojtarë në mesfushë që rrallë herë e humbën topin. Mançesteri e merrte me vështirësi topin në zotërim, por edhe kur e merrte atë, e humbiste shpejt. Nëse luani në fushën tuaj dhe nuk arrini që ta zotëroni topin, atëherë ju keni një problem. Në këtë ndeshje klasi i PSZH-së ishte më i lartë sesa i Junajtidit. Vendimi i Tuhelit që të luante me pesë mesfushorë dhe me më pak sulmues goditi plotësisht në shenjë, gjë që më siguri e ka habitur trajnerin e Junajtidit”.
Sfidanti.al