Pep Guardiola u soll si një xhentelmen i vërtetë mbas veprimit të habitshëm të trajnerit të Çelsit, Mauricio Sari, që nuk ia dha dorën trajnerit të Mançesterit Sitit, kur ky i fundit ia zgjati atij mbas ndeshjes që ekipi “qytetar” e fitoi me rezultatin e thellë 6-0 kundër “bluve” të Londrës. Sari nuk e pa ose bëri sikur nuk e pa dorën e zgjatur të Guardiolës dhe shkoi direkt në dhomën e zhveshjes.
Sidoqoftë, Guardiola thotë se Sari nuk e pa dorën e tij të zgjatur.
“Sari nuk e pa dorën time. Unë kam marrëdhënie të mira me të, nuk ka asnjë problem”, deklaroi Guardiola.
Sfidanti.al