Vajzat e kujtojnë bukuroshin e Botërorit Rurik Gislason; islandezi nuk është më single

Rurik Gislason që u cilësua si futbollisti më sexy i Botërorit të Rusisë, nuk është më single. Islandezi që në fillim të muajit janar deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje dashurie, duket se së fundmi ka gjetur dikë që i ka vjedhur zemrën.
Së fundmi, Rurik është shfaqur në Instagram Stories të Natalia Solanit me profesion modele. Vendi ku ishte bërë fotografia? Plazhet e Rio De Zhaneiros ku ata ishin për pushime vërtet ‘hot’. Për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë lidhje nga protagonistët e historisë, por komenti i bërë nga Rurik në Instagram duket se e ka nxjerrë zbuluar dhe e bën këtë histori akoma më të besueshme.

Futbollisti kaloi një ditë pushimesh në vende malore me motrën dhe nipat e tij dhe i shkroi modeles: ‘Do të doja të ishe këtu’ dhe pas kësaj filluan të shfaqeshin zemrat virtuale që shkëmbeheshin mes tyre. herën e parë që Gislason u pa në fushën e lojës ishte në ndeshjen me Argjentinën. Në shumë pak kohë ai fitoi shumë ndjekëse të dashuruara të cilat pas këtij lajmi me siguri kanë mbetur të shumë të zhgënjyera. Rurik nuk është më single, ndërsa Natalia duket se është femra me më shumë fat në botë.

sfidanti.al