Lindsi Von, një sportiste që dinte të bënte dhe modelingun

Një atlete dhe një femër në 360 gradë; kështu mund të përkufizohet Lindsi Von, skiatorja e madhe amerikane që u tërhoq përfundimisht nga aktivitetet në moshën 34 vjecare. Von u bë e para sportiste që përdori truk në pistë dhe tani këtë po e bëjnë të gjitha. E kemi parë që në cdo garë të veshë tuta të ndryshme, e kemi parë që të qajë e të emocionohet për dëmtimet dhe fitoret, e kemi dëgjuar të bërtasë nga dhimbjet par rrëzimit në Botërorin e Shladmingut në 2013 në Super G. E kemi parë të lënduar, por edhe të qeshur pas operacioneve të shumta.

Por e kemi parë dhe vlerësuar edhe në një aspekt tjetër; atë te modeles. Lindsi Von është pikasur jo pak herë në tapetin e kuq dhe ka pushtuar shpesh edhe faqet e para të gazetave e revistave të kronikave rozë. Nuk mund të mos përmenden as flirtet e shumta të skiatores që pas divorcit me Tomas Von, mbiemrin e të cilit ajo vendosi ta mbajë. është folur shumë për një histori dashurie me Tajger Uds apo për një lidhje hipotetike me Ljuis Hamilton që në të vërtetë nuk u konfirmua kurrë. Për të arritur tek i fejuari i saj aktual që është lojtari i Hokejot PK Suban.

sfidanti.al