Premier League, macja hyn në fushën e lojës, ndërpritet ndeshje

Një episod simpatik pasuroi ndeshjen e Premier Leagues angleze mes Evertonit dhe Ulverhemptin Uonderers. Një mace e zeze hyri në fushën e lojës në Goodison Park duke detyruar futbollistët që të ndalen për rreth 3 minuta. Pak caste më vonë kafsha shtëpiake u largua nga fusha e lojës përmes duartrokitjeve të tifozëve që gjithsesi u bënë dëshmitarë të një ndeshjeje argërtuese dhe me gola gjë që e tregon edhe rezultati përfundimtar i sfidës që ishte në shifrat 3-1 në favor të Ulvërhemptonit si per te konfirmuar shprehjen se macja e zeze sjell ters ne kurriz te Evertonit.

Pas ketij rezultati Ulverhempton e sheh veten ne vendin e 7 te klasifikimit ne kampionatin anglez gte futbollit me 38 pike, nders Evertoni eshte dy shkalle me poshte me 33 pike ne 25 ndeshje te luajtura deri ne kete moment.

sfidanti.al