Bie Golden Stejt, te Lejkërs kthehet Xhejms, fiton derbin me LA Klipers

Edhe të pathyeshmit bien dhe këtë e bëjnë në shtëpinë e tyre në Oracle Arena të Oklandit. Pas 11 fitoreve radhazi, u frenua vrulli i Golden Stejtit dhe ajo që e bëri këtë ishtë Filadelfia që fitoi ndaj kampionëve në NBA me rezultatin 113-104. Në këtë ndeshje 76ers duhet t’u falet Ben Simmons dhe Xhoel Imbid që të dy autorë të 26 pikëve. Situata shkoi në favor të Filadelfias sidomos në periodën e tretë ku kjo skuadër arriti të shënojë 42 pikë. Uorriors edhe këtë radhë besoi te yjet e tij Durant e Kërri që shënuan respektivisht 25 dhe 41 pikë, por këto shifra këtë radhë nuk i mjaftuan skuadrës kaliforniane

Pas 17 ndeshjesh mungesë, në parket u rishfaq LeBron Xhejms dhe kjo ndodhi në derbin e Los Anxhelesit mes Lejkës dhe Klippers duke ndihmuar skuadrën verdheviolë të fitojë 123-120 por pas kohës shtesë. Fillimi i sfidës ishte i kujdesshëm për ‘The King’ që shënoi vetëm 5 pikë në pjesën e parë. por në periodën e fundit pas që Los Anxheles Klipers ishte në avangtazh kështu që Xhejms ‘përveshi mëngët’ dhe shënoi 17 pikë në këtë 12 minutësh bëri që gjërat të ndryshojnë në favor të Lejkërs. Por llogaritë nuk ishin mbyllur. Një gjuajtje e saktë për 3 pikë e Tobias Herris bëri që koha e rregullt e sfidës të mbyllej në barazim 112-112. Në kohën shtesë Xhejms vuri përfundimisht firmën e tij duke bërë të mundur që Lejkërs të fitojë sfidën ku ai regjistroi një bilanc me 24 pikë, 14 topa në tabelë dhe 9 assist. Ky rikthim i Xhejms te Lejkërs, nuk bën gjë tjetër vecse vë në alarm të gjitha skuadrat që janë në garë me kalifornianët për në playoff.

sfidanti.al