Futbollisti i Bajernit të Mynihut, Arien Roben, ndodhet fare pranë marrjes së vendimit për mbarimin e karrierës së tij, por në Evropë, sepse ka lajme se ai do të vazhdojë të luajë në… Japoni, shkruan media gjermane, sipas së cilës ai do të luajë me një ekip te Tokios.
Nëse ky transferim do të realizohet, atëherë edhe një legjendë tjetër e futbollit evropian do të përfundojë në Lindjen e Largme, ku momentalisht luajnë Andres Iniesta, Lukas Podolski dhe Fernando Torez.
Robeni në karrierën e tij të pasur ka fituar 19 trofe me Bajernin e Myninut, midis të cilëve edhe trofeun e titullit të Ligës së Kampioneve më 2013, kur mundi në finale të saj Borusian e Dortmundut, duke shënuar madje edhe një gol në atë ndeshje (2-1). Gjatë karrierës së tij, Robeni ka luajtur gjithashtu Groningenin, Çelsin dhe Realin e Madridit.
Sfidanti.al