Një nga operativët kryesorë të Juventusit, Fabio Paratiçi, bëri këto ditë një gafë të madhe, duke zbuluar emrat e lojtarëve që mund ta përforcojnë klubin torinez.
Gazeta “Il Tempo’ publikoi listën e përforcimeve që asaj ia vuri në dispozicion një tifoz që ndodhej në të njëjtën restoramt, ku po hante drekë Paratiçi që e shfrytëzoi kohën, duke bërë në një letër listën me përforcimet eventuale, të cilën ai më pas e hodhi, por atë e mori tifozi i lartpërmendur që ndodhej atypranë.
Në listën në fjalë ndodheshin të shënuar disa emra lojtarësh dhe përkrah tyre edhe shumat që do të duhej të shpenzoheshin për ta; Nikola Saniola i Romës – 40 milionë euro, Federiko Kieza i Fiorentinës – 50 milionë euro, Kristian Romero i Xhenovës – 20 milionë euro dhe Sandro Tonali i Breshës – 20 milionë euro. Në këtë listë ndodhej edhe emri i Sergei Milinkoviç-Saviçit, por pranë emrit të këtij futbollisti mjaft të mirë serb ishte vendosur emri i Miralem Pjaniçit që interpretohet se Saviçi do të mund të vijë te Juvja, por vetëm, nëse do të largohet futbollisti boshnjak.
Sfidanti.al