Bashakshehiri do ndërpresë dominimin e Fenerit, Gallatës dhe Beshiktashit

Sezonin e kaluar, Bashakshehiri nuk arriti t’ia dalë mbanë në garën për titullin e kampionit të Turqisë, por këtë sezon ky ekip i lagjes më të njëjtin emër të Stambollit ndodhet në rrugë të mirë që të ulet në fron dhe ta ndërpresë dominimin e klubeve të mëdhenj turq, Fenerbahçe, Gallatasaraj dhe Beshiktash, që gjatë shumë viteve e ndajnë midis tyre titullin e kampionit të Turqisë.
Para disa ditësh, Bashakshehiri solli në radhët e veta mbrojtësin gjerman Serdar Tashçi dhe sulmuesin e harruar brazilian, Robinjo, ndërkohë që tani bëri edhe një transferim tjetër mjaft të mirë, duke siguruar shpërbimet e sulmuesit Demba Ba që më parë ka luajtur me Njukasllin, Çelsin, Shangai Shenhuan dhe me Beshiktashin. Në fakt, ky futbollist senegalez vjen i huazuar nga Shangai me opsionin se mund të blihet në fund të sezonit.
Me Bashakshehirin që është një klubi beniamin i presidentit turk, Taip Rexhep Erdogan, gjithashtu luajnë futbollistë të tjerë të njohur në Turqi dhe botë, Arda Turan, Emanuel Adebajor, Edin Vishka, Elzhero Elia, Gekan Inler, etj. Kapiteni i ekipit është ish-pjesëtari i përfaqësueses turke Emre Belozoglu, kurse trajner është ish-trajneri i kombëtares së Turqisë Abdulla Avçi.
Sfidanti.al