Sa surpriza në Australian Open; eliminohen Federer, Kerber e Sharapova

Dita e 7 e Australian Open ishte vrasëse për disa prej të mëdhenjve të tenisit botëror që i thanë përpara kohe lamtumirën këtij turneu. Roxher Federer është ndoshta humbja më e madhe e evenimentit me zviceranin që ishte projektuar drejt një gjysmëfinaleje me rivalin e tij të përjetshëm, Rafael Nadal. Federer u eliminua në 1/8 e finaleve nga talenti Tsitsipas që e fitoi ndeshjen 3-1. Zvicerani fitoi setin e parë 7-6, por Tsitsipas arriti të bëjë të tijët 3 setet e tjerë 7-6;7-5;7-6 duke e frenuar Federer në rrugën drejt titullit të 21 Grand Slam.

Ndërsa Nadal nga ana e tij kaloi pa probleme pengesën Bërdic të cilin e mundi 3-0. Dy setet e parë numri 2 i renditjes botërore i mbylli shumë shpejt pasi i fitoi 6-0; 6-1, ndërsa në setin e tretë ai u ndesh në një rezistencë më të madhe nga ana e kundërshtarit të tij dhe e fitoi atë me tiebreak 7-6.

Për femra, suprizat mbanin emrin e Maria Sharapovës dhe Anxhelik Kerber. Tenistja ruse, që dy ditë më parë eliminoi fituesne vitit të kaluar në Australian Open, Karolin Vozniacki, humbi kundrejt Ashlei Bartit 2-1. Sharapova fitoi setin e parë 6-4, por humbi dy të tjerët 6-1;6-4. Kerber nga ana e saj, u shfaq e pafuqiahme përballe debutueses Deniel Kolins e cila e shkatërroi totalisht numrin 2 të renditjes botërore teksa e mundi për 56 minuta 2-0 me sete 6-0;6-2

sfidanti.al