Totenemi në përpjekjet e tij që të gjejë një sulmues dinjitoz që do të mund të zëvendësonte përkohësisht lojtarin e vet më të mirë, Hari Kejn, të dëmtuar që do të pauzojë deri në mars, po bëhet i dëshpëruar, ndërsa ka gjetur një italian “të harruar”, të cilit synon që t’i ofrojë një kontratë të çuiditshme, shkruan media angleze. Fillimisht u tha se do të vinte pjesëtari i përfaqësueses austriake, Marko Arnautoviç, që aktualisht luan me Uest Hemin, por tani po përhapet një lajm tjetër.
“Tutosporti” italian shkruan se Kejni do të zëvendësohet përkohësisht nga ish-sulmuesi i Fiorentinës, Parmës, Xhenovës dhe i Mançester Junajtidit Xhuzepe Rosi. Në fakt, ky futbollist italian 31-vjeçar ndodhet në Angli, ku po stërvitet si lojtar i lirë në ish-klubin e tij të Mançesterit, që të ruajë formën dhe deri sa të gjejë një klub të ri.
Sipas mediumit të mësipërm italian, Totenhemi është gati ta angazhojë Rosin, duke i ofruar atij një kontratë kohëshkurtër sipas parimit “do të marrësh aq para, sa do të luash”.
Totenhemi aktualisht ka mangësi sulmuesish: Kejni i dëmtuar, Son Heung-min ndodhet me përfaqësuesen e vet koreane në Kupën e Azisë, ndërsa Fernando Lorente mund të kthehet në Spanjë, ndërsa ka pasur spekulime e Totenhemi mund të angazhojë Malkomin e Barcelonës.
Sfidanti.al