Totenhemi e shiti Musa Dembelen klubit kinez, Guagzhu. Sipas medias britanike, shuma e tij arriti deri në 11 milionë sterlina. “Arritëm një marrëveshje me Guangzhun për transferimin e Dembeles. Ne i urojmë atij gjithça më të mirën”, vihej në dukje në njoftimin e klubit me rastin e shitjes së këtij futbollisti 31-vjeçar.
Ndeshjen e fundit Dembele, ky pjesëtar i përfaqësueses belge e luajti me Totenhemin në Premier Ligë kundër Uollvemptonit në nëntor
të vitit të kluar, por, sidoqoftë, ai është i kënaqur nga sjellja ndaj tij. “Klubi gjithnjë është sjell me mua me respekt. Unë kam kujtimet shumë të mira këtu. Unë largohem nga ky klub me kujtimet më të mira”, deklaroi ai.