Maradona në Zagreb, tifozi i zhurmshëm i përfaqësueses së tenisit

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona, ka mbërritur në Zagreb, duke u përgatitur për të qenë një nga tifozët më të zjarrtë dhe më të zhurmshëm të përfaqësueses së tenisit të Argjentinës që, sot do të fillojë ndeshjen finale triditëshe ndaj Kroacisë. Ardhja e Maradonës u mbajt sekret, deri dje në mbrëmje. Në Zagreb, ai erdhi direkt pas një turneu në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Interesant është fakti, se vetë argjentinasit nuk janë aq entuziaztë për mbërritjen e një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, duke qenë se kudo ku shfaqet Maradonia, gjithnjë ka edhe “kaos”. “Për juve është super, por jo për neve”, thotë një gazetare argjentinase. Maradona kishte kërkuar dhe u vendos në të njëjtin hotel, ku ndodhet edhe përfaqësuesja argjentinase e tenisit. Në ndeshjet e turneut të Kupës Dejvis, tifozllëku i zhurmshëm është i lejuar, por duhet që të pritet që të shihet pak, sesi do të sillet Maradona në “larjen finale të hesapeve”, mes Argjentinës dhe Kroacisë.