Quhet për momentin arbitrja më seksi e botës. Nuk dihet sesa do të zgjasë ky rekord, por për momentin Jekaterina Kostjunina, ka pushtuar rrjetet sociale, pra edhe mendjen e një pjese të tifozëve dhe sidomos meshkujve, por edhe të mediave. Është ruse, vetëm 21 vjeç, dhe është e impenjuar përveçse me gjykimin, edhe me futbollin e luajtur, por edhe me shkollën e lartë. Studentja ka postuar fotot e saj në Instagram, ku ka fituar menjëherë dhjetëra mijë ndjekës.
Jekaterina ka lindur në Siberi, por nuk duket aspak e ftohtë. Mediat kanë gjetur menjëherë titujt. “Arbitrja që të lë në pozicion jashtë loje”, shkruan “Marka”. “Arbirtrja që të nxjerr kartonin e verdhë dhe të kuq vetëm me fotografi”, – shkruan një tjetër.