Australian Open, Federer e Nadal kualifikohen lehte, Sharapova eliminon Vozniackin

Roxher Federer dhe Rafael Nadal ‘shëtisin’ në ndeshjet e tyre të radhës në Australian Open. tenisti zviceran u kualifikua për në raundin e katert amerikanin Fritz me rezultatin 3-0. Federer e kishte ndeshjen në kontrollin e tij gjatë gjithë e kohes duke e administruar atë me mjeshtëri. Kuundërshtari i Federer në 1/8 e finaleve do të jete talenti grek Tsitsipas që eliminoi Basilashvilin duke e mundur me rezultatin 3-1.

Me shumë lehtësi fitoi ndeshjen e tij dhe të drejtën për të luajtur në 1/8 e finaleve të Australian Open. Tenisti spanjoll numri 2 i renditjes botërore nuk i la asnjë shans kundërshtarit të tij, Aleks De Minor të cilin e mundi me rezultatin 3-0 me sete 6-1;6-2 dhe 6-4. Pengesa e Nadal drejt cerekfinaleve do të jetë Tomas Bërdic që mundi Shvartzman 3-1.

Surpriza e ditës në Australian Open ndodhi në kampin e femrave dhe meritën për këtë e ka Maria Sharapova. Tenistja ruse që tashmë është numri 10 në renditjen ëTA, eliminoi në raundin e tretë kampionen në fuqi, Karolin Vozniacki në atë që ishte ndeshja që ngjallte më shumë interes duke qenë se përballe ishin dy ish numra 1 të botës. Sharapova iu imponua kundërshtares së saj në këtë sfide në 3 sete 6-4;4-6;6-3 për të prerë biletën për në 1/8 e finaleve fazë në të cilën ajo nuk kualifikohej prej 3 vitesh. U kualifikua për në raundin tjetër edhe amerikania Slon Stivens dhe Petra Kvitova që mundën respektivisht kroaten Martic dhe zviceranen Bencic.

sfidanti.al