Zidane iku nga Reali, po kujt i shkon në mend se shkaku ishte Bejli?

Zinedin Zidane u largua nga Reali i Madridit, sepse insistoi te shitja e Garet Bejlit, ndërkohë që në asnjë mënyrë nuk donte që të shitej Kristiano Ronaldo, thotë Ramon Kalderon, ish-presidenti i klubit katalonjas, duke shtuar se Zidane kërkoi shitjen e sulmuesit uellsian Bejli dhe nuk i shkonte në mend se do të mund të shitej Kristiano.
“Por, presidenti i klubit, Florentino Perez, bëri të kundërtën. Zidane donte kontrollin e plotë të shitblejrës së lojtarëve, donte që ta kishte ai fjalën e fundit në këtë drejtim, por sugjerimet e tij u injoruan, kështu që ai vendosi të largohej. Zidane bëri tamam atë që duhej të bënte”, i deklaroi Kalderoni “AS”-it.
Sikurse dihet, Ronaldo iu shit Juventusit pak javë mbas dorëheqjes së Zidanes
Sfidanti.al